Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfundimi i reformës në drejtësi, ecja përpara me reformën zgjedhore dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit janë tre shqetësimet kryesore që ish presidentët, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i kanë ngritur me anë të një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarëve të grupeve parlamentare, anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe atyre për Reformën Zgjedhore.
Një prej shqetësimeve kryesore lidhet me kompetencat dhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Sipas tyre, presidenti duhet të luajë rolin e parandalimit të krizave politike.
Dhe për ta bërë këtë, ata propozojnjë që Presidenti të zgjidhet nga populli.
?Shqiperia ka qene dhe mbetet një vend që prodhon kriza politike dhe sot e në të ardhmen ne kemi nevojë për institucione që kanë forcë e legjitimitet të ndikojnë në parandalimin e krizave apo në zgjidhjen e tyre. Institucioni i Presidentit të Republikës është i vetmi institucion që mund ta përmbushë këtë rol. Për ta mundësuar këtë, vetë Presidenti ka nevojë për mandat më të gjerë sesa mazhoranca e një partie apo koalicioni politik. Zgjedhja e Presidentit direkt nga qytetarët rrit besimin e qytetareve në sistemin politik e përfaqësues, sjell cilësi përfaqësimi, dhe e ndihmon atë të ushtrojë më mirë dhe më me lidhje të fortë qytetare funksionet e tij kushtetuese?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tre-ish-presidentet-leter-kryeparlamentarit-meta-per-reformen-ne-drejtesi/