Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se ajo duhet të bëhet sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe se ajo do të ndryshojë gjithçka në Shqipëri.
Sipas saj, zbatimi i kësaj reformë do të ndryshojë gjithçka në vendin tonë, pasi Shqipëria duhet të arrijë të gjitha standardet që të përfshihet në Bashkimin Europian.
?Reforma në drejtësi duhet të bëhet sipas standardeve të BE-së. Drejtësia është e rëndësishme për Shqipërinë. Shqipëria duhet të zbatojë rregullat për t?iu bashkuar BE-së. Duhet të arrihen standardet e arritura nga vendet e tjera. Reforma në drejtësi është për Shqipërinë, jo për Bashkimin Evropian. Reforma e drejtësisë është shumë e rëndësishme dhe se do të ndryshojë gjithçka në këtë vend? tha ajo.
Ndërkohë, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënë se një nga reformat më të rëndësishme që do t?i japë vendit një shtysë drejt integrimit është miratimi i reformës në drejtësi, që siç tha Gjosha, do të miratohet shumë shpejt.
?Reforma në drejtësi do ti hapë rrugë integrimit dhe besimit tek sistemi i drejtësisë. Jemi shumë pranë çeljes ë negociatave si dhe shumë pranë miratimit të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi do të kalojë shumë shpejt. Reforma kërkon maturinë e politikës.? tha Gjosha.
Vlahutin nga ana tjetër i ka konsideruar të rinjtë shqiptarë si një forcë e madhe, ndërkohë që iu ka bërë thirrje atyre që të përfshihen në vendimmarrje në mënyrë që e ardhmja e tyre të bëhet më e mirë.
Po ashtu, ajo ka shtuar se integrimi i vendit është një mundësi e mirë për përmirësimin e jetës, por ajo theksoi se dialogu mbetet çelësi i suksesit për çdo proces.