Duke kërkuar hapjen e kufijve, një grup prej afro 100 refugjatësh, të bllokuar prej disa muajsh në kampin provizor të Idomenit, është konfrontuar me forcat policore greke, pasi ato nuk i kanë lejuar të ngrejnë çadrat pranë gardhit që ndan Greqinë me Maqedoninë, në pjesën ku kalojnë shinat e linjës hekurudhore.