“Të votojmë një orë e më parë reformën” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-05

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ministrin e brendshëm Saimir Tahiri policia e shtetit ka respektuar me përpikmëri procedurën ne rastin e ekstradimit të Arben Frrokut. Pas lajmit se identifikimi i të dënuarit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj u rrezikua për shkak se nuk punonte sistemi i gjurmëve të gishtërinjve, Tahiri tha se kishte kërkuar vetë personalisht hetimin e rastit.?Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të të gjitha veprimeve të Policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar Policia e Shtetit. Dje është bërë raporti. I është dorëzuar të gjithë partnerëve. Dhe Policia e Shtetit ka bërë gjithçka konform ligjit.?Duke u ndalur reformës në drejtësi, Tahiri ka thënë se ajo duhet të votohet sa më parë.?Më e rëndësishme se gjithçka tjetër është Reforma në Drejtësi. Ka shqiptarë që kanë dhënë jetën për ta bërë këtë vend më të drejtë. Nga ne sot kërkohet që të japim votën, ndaj është themelore që në kujtim të atyre që sakrifikuan jetën dhe mbi të gjitha në respekt të familjeve të dëshmorëve e të gjithë shqiptarëve që sot me të drejtë presin një Shqipëri më të drejtë, ne të mos vonohemi asnjë orë më shumë dhe të votojmë Reformën në Drejtësi. Sot nuk kërkohet më luftë e sakrificë sublime për ta bërë Shqipërinë më të drejtë. Sot kërkohet vetëdije e lartë qytetare, moral i shëndoshë nga të gjithë, për të bërë të mundur që Reforma në Drejtësi të jetë realitet. Ta votojmë një orë e më parë në mënyrë që Shqipëria realisht të hyjë në rrugën ku mund t?i garantojmë qytetarëve tanë, siguri dhe drejtësi.?.Deklaratat ministri i Brendshëm i bëri gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të efektivëve të rënë në krye të detyrës.

Share This Video


Download

  
Report form