Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ne jemi në një pikë kur procesi duhet të hyjë në fazën përfundimtare për të harmonizuar detajet e fundit dhe në mënyrë përfundimtare miratimi i saj në Parlament sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pasur pengesa në këtë rrugë kryesisht politike, shumë keqkuptime, mungesë komunikimi e mbi të gjitha mungesë besimi, por të gjitha këto i kemi lënë pas tashmë. Madje guxoj të them se nuk janë më të rëndësishme. Ajo që është e rëndësishme të them është e ardhmja e Shqipërisë. Më lejoni tju them se nga këndvështrimi i BE-së t?ju them çfarë sjell kjo reformë për Shqipërinë më lejoni tjua them: 1- Nëse do të zbatohet siç duhet do të sjellë standardin e BE dhe një sistem të drejtëësisë funksional që nuk varet nga politika e përditshme. Do të sjellë një sistem të pastër nga ata që e kanë abuzuar, shfrytëzuar atë, përfituar, mbrojtur krimin, toleruar në vend që ta ndëshkonin.
Një sistem i cili është gati dhe i gatshëm të ndëshkojë dhe të ndjekë penalisht ata që guxojnë të përdorin paratë publike dhe besimin publik.
Më lejoni të përsëris ato që ju i keni dëgjuar nga Mogherini dhe komisioneri Hahn.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/videogaleri/lu-nese-reforma-ne-drejtesi-deshton-turperoni-veten-dhe-marredheniet-me-shba-e-be/