Report TV - Fier, Idrizi:Kush ka marrëveshje me ne t’i përmbahet, ndryshe largohemi

Report TV 2016-05-04

Views 0

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka paralajmëruar maxhorancën qeverisëse se nëse nuk i përmbahet marrëveshjes që ka bërë me këtë forcë politike ajo nuk do e ketë me vete PDIU-në.

Kjo deklaratë e kreut të kësaj force politike Shpëtim Idrizi është bërë pas një takimi të realizuar në Fier me strukturat e PDIU-së në kuadër të zgjedhjeve në parti që do zhvillohen në 21 maj dhe për anëtarësimet e reja, ku është shprehur se, mbështetja e elektoratit është obligim për PDIU

?Padyshim që ne do dimë që të bëjmë presionin tonë dhe kush ka bërë marrëveshje me ne, asaj marrëveshje do t?i shkojë deri në fund, sepse ndryshe PDIU-në, nuk do ta ketë më me vete. Votat tuaja, mbështetja juaj, janë obligim për ne. E në qoftë se këtu ka dikush që mendon se ne nuk do të bëjmë presion që marrëveshja të zbatohet jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë, e ka gabim?, tha Idrizi në fjalën e tij.

Kryetari i PDIU-së tha se është e pafalshme që shqiptarët sot jetojnë në varfëri.

?Po kaq e rëndësishme për ne kanë qenë edhe çështjet që shqetësojnë sot gjithë shqiptarët. Për ne është e pafalshme, që ky vend të jetojë sot në varfëri, të mos ketë politika sociale. Kjo është arsyeja pse ne morëm nismën e pensionit social, që sot është një realitet?, u shpreh Shpëtim Idrizi para anëtarëve në qytetin e Fierit.

Idrizi përshëndeti vendimin për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, por theksoi se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë dy shtete, por një kombëtare dhe një komb.

?Morëm një sihariq shumë të mirë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. Padyshim që ky është një lajm shumë i mirë, sepse edhe njëherë tjetër, nëpërmjet kësaj njohje, Kosova është dhe do të bëhet një shtet i pavarur, tashmë i njohur nga gjithë organizmat ndërkombëtare. Por unë besoj e mendoj se ne duhet të jemi dy shtete me një kombëtare dhe një komb siç jemi?, u shpreh ai.

Share This Video


Download

  
Report form