Report TV - Veliaj shpërndan hipotekat për 1352 familje në 14 pallate

Report TV 2016-05-03

Views 2

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kanë shpërndarë sot certifikatat e para të pronësisë për 1352 familje që kanë apartamentet e tyre në 14 pallate ndërkohë shumë shpejt do të përfundojë i gjithë procesi për 300 pallatet dhe çdo familje që ka një apartament të pahipotekuar do të ketë një çertifikatë pronësie.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se lajmi i mirë i këtij procesi është se tashmë këto pallate marrin vlerë në treg pas shpërndarjes së certifikatave të pronësisë.

?Pas shpërndarjes së certifikatave, të këtyre hipotekave sot, secili mund të shkojë në një bankë dhe të marrë një kredi në të njëjtën vlerë siç është pallati. Secili mund ta trajtojë këtë për një investim tjetër, mund ta japë me qira, mund ta vendosë si kolateral në një marrëveshje dhe besoj që sot duke çliruar këtë lloj energjie ne besoj se kemi dhënë një fuqizim shumë të nevojshëm për ekonominë e Tiranës sot. Të mbash peng pallatet në Tiranë do të thotë që të mbash peng ekonominë dhe mos zhvillosh këto prona të cilat sot banohen nga njerëz?, u shpreh Veliaj duke shtuar se asnjë ndërtues nuk mund të marrë një leje ndërtimi pa marrë më parë hipotekën e pallatit që ka përfunduar.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, u bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë të nënshkruajnë asnjë kontratë pronësie, përveçse tek zyra e noterit.

"Ftesa ime është mos pranoni të bëni asnjë kontratë askund pëvecse te zyta e noterit. Ky është momenti ku ne marrin përgjegjësi për pronën tuaj. Tek zyra e noterit kush do të bëjë transaksion do të vendos shenjat e gishtërinjve dhe nuk do ketë asnjë mundësi që të vihet në diskutim legjitimiteti i kontratës. Është barrë e ZRPP dhe bashkisë që të provojë se ky dokument është i ligjshëm," tha Manjani.

Sipas tij shteti nuk mban përgjegjësi për kontratat që nuk janë të firmosura tek noteri. Manjani kërkoi ndjesë për vonesën e e këtij procesi, duke uruar që të shkojë mirë edhe për familjet e tjera pa hipotekë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS