Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në tregun e bagëtive në Kukës pothuajse mungojnë tërësisht blerësit. Blegtorët ankohen se ky vit paraqitet shumë i vështirë për ta pasi nuk arrijnë të shesin pothuajse asgjë nga bagëtitë që rrisin. Sipas tyre kjo situatë ka ardhur si pasojë e nivelit të ulët ekonomik në vend ndërkohë që rritja dhe tregtimi i bagëtive është e vetmja mundësi të ardhurash për familjet e tyre.
?Nuk ka treg. I sjell 4- 5 herë në pazar, dhe nuk i shes dot. Njerëzit nuk kanë lekë për ti blerë? thonë blegtorët.
Sektori i blegtorisë konsiderohet më i rëndësishmi në ekonominë e kësaj zone pasi terreni i thyer malor e favorizon mbarështrimin e të imtave. Rajoni i Kukësit është një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë ndërsa vetëm në bashkinë e këtij qyteti trajtohen më ndihmë ekonomike më shumë se 6 mijë familje
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kukes-ne-tregun-e-bagetive-nuk-ka-bleres/