Tekstet e huaja të ngarkuara - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse vite me pare gjeometria mësohej nga nxënësit me te rritur, sot ajo është pjese e matematikes tek fëmijës e klasave te para. Ky fakt nuk përben problem per mësuesit, pasi brezat sipas tyre kane ndryshuar. Ajo qe duket shqetësuese jane tekstet dhe mënyra se si i sjellin konceptet. Mësuesit e klasave te para tregojnë disa nga problemet qe kane hasur me programet e reja te matematikes, veçanërisht me tekstet e huaja te Kembrixhit dhe Oksfordit. Mësuesit qe kane punuar me tekstet e huaj, rekomandojnë uljen e ngarkesës dhe rishikimin e disa koncepteve matematikore qe nuk përshtaten per moshën e fëmijëve te klasës se pare. Por krejt ndryshe mendojnë mësuesit qe kane zgjedhur matematiken e nje autori shqiptar. Per fëmijët e klasave te para janë tre matematika alternative ne qarkullim. Dy me autore te huaj sipas metodave te Kembixhit dhe Oksfordit dhe tjera e nje autori shqiptar. Tashme qe po afron fundi i shkollës, mësuesit e lendes dhe prindërit i janë nënshtruar procesit te vlerësimit ku përmes formularëve kane shprehur kritikat per programet e kutikulës se re. Cilësia e teksteve është sfida dhe premtimi i çdo ministri qe ka ardhur ne krye te arsimit. Por pavarësisht reformave te ndryshme qe janë ndërmarre, me nxënësit dhe librat e tyre vazhdon te eksperimentohet, pa u gjetur ende modeli i duhur per fëmijët shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form