Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa mundësitë e ekonomisë shqiptare për të gjeneruar vende pune kanë shkaktuar debate të forta ditët e fundit, INSTAT konstaton se pjesa dërrmuese e të papunëve në Shqipëri janë afatgjatë. Gjatë vitit 2015, 66% e atyre që kërkojnë punë kanë më shumë se një vit në këtë status. Papunësia është problem kryesisht për personat me arsim të mesmë dhe të lartë, ndërsa ka rënë për personat me arsim fillor.
Ndërsa në arenën politike dhe opinionin publik është hapur debati për punësimin, INSTAT konstaton se pjesa dërrmuese e të papunëve në Shqipëri e vuajnë prej një kohe të gjatë këtë status. Sipas të dhënave të fundit, gjatë vitit 2015, personat e papunë prej një viti janë më shumë përbëjnë 66 % të totalit të të papunëve. Krahasuar me një vit më parë, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej u rrit me 1,7 për qind.
INSTAT evidenton se vitin e kaluar, gjashtë në dhjetë persona të papunë kërkonin punë për herë të parë. Krahasuar me vitin 2014, numri i të papunëve që po kërkonin punë për herë të parë u rrit me 1,3 %.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/papunesia-instat-66-jane-afatgjate-me-shume-se-nje-vit-pa-pune/