Report TV - Demonstrimi me qentë e Policisë, i pranishëm ministri Tahiri

Report TV 2016-04-28

Views 2

Policia e Shtetit, këtë të enjte organizoi një demonstrim me qentë e Policisë, të stërvitur për zbulimin e eksplozivëve, të lëndëve narkotike, të gjurmimit dhe kundër turmave. Të pranishëm gjatë demonstrimit ishin Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, përfaqësues të misioneve të huaja policore mbështetetëse në vendin tonë etj. Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha vlerësoi Insitutin e Përgatitjes së qene të policisë, për punën dhe përgatitjen e tyre. Sipas Çakos, ata janë mjaft të rëndësishëm në punën e policisë për parandalimin e ngjarjeve të rënda, apo për zbulimn e krimeve të ndryshme. Insituti i Përgatitjes së qenve të policisë, funksionon që prej vitit 1950. Në të përgatitjen e qenve të policisë, janë të parashikuara programe trajnimi, për zbulimin e eksplozivëve, lëndëve narkotike, gjurmimin dhe nuhatjen, kundër turmave në raste protestash etj. Përgatitja vijon për së paku dy vjet dhe qentë që nuk arrijnë të fitojnë njohuritë përkatëse, apo ata që humbasin aftësitë nga kalimi i viteve nxirren në ankand nga Instituti i Përgatitjes së qenve të Policisë.

Share This Video


Download

  
Report form