Report TV - Martin Shulz: Inkurajoj dialogun në parlament e drejtësi të pavarur

Report TV 2016-04-27

Views 6

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani takoi sot në Bruksel kreun e Parlamentit Europian, Martin Schulz. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Schulz vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e integrimit Europian.

Sipas Presidentit të Parlamentit Europian, gjatë takimit me Nishanin është diskutuar për reformën në drejtësi dhe garantimin e një sistemi të pavarur.

Schulz e vuri theksin edhe tek dialogu politik mes palëve i cili është i domosdoshëm për reformat me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit.

"Kemi dëgjuar fjalë kurajoze që janë komentuar këtu në Bruksel. Jemi të vetëdijshëm dhe kam vlerësuar në fjalën time se jemi një komb i madh me një zemër të madhe, për mikpritjen që më keni bërë në vizitën time të parë. Unë kur isha në Shqipëri korrikun e shkuar mësova shumë. Është një vend i mrekullueshëm. Arsyeja për t?u rikthyer sërish është për këtë arsye. Një sistem i pavarur drejtësie dhe një Parlament që kryen funksionet e tij, janë disa nga çështjet që diskutuam, por që janë elementë kryesor për të luftuar edhe kundër terrorizimit. Unë mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur duke kontribuar vazhdimisht për të përmirësuar të ardhmen e vendit. E falënderoj Presidentin për bisedën dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe fokusin tek rëndësia e reformave. Elementët e luftës kundër terrorizmit, çështja e sigurisë, roli i vendit në marrëdhëniet me rajonin dhe BE. Këto mendoj se janë në rrugë të mirë. Si President keni kontribuar shumë për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së?, u shpreh Schulz.

Nga ana e tij, Presidenti Bujar Nishani vlerësoi rolin e Martin Schulz në progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

"Sot ka qenë një ditë intensive me takime në Bashkimin Europian. Ka qenë kënaqësi që jam pritur në takime të veçanta nga Presidenti i PE, Martin Schulz, një mik i vendit tim, një mik i popullit shqiptar. Është kënaqësi që takoj z.President pas vizitës që zhvilluat në Shqipëri. Gjatë takimit sot pata mundësinë të shpreh edhe njëherë mirënjohjen që presidenti Schulz dhe PE i kanë kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë. Gjithashtu kam shprehur vlerësimin për rezolutën e PE për Shqipërinë në muajin prill, ku vlerësohet progresi i bërë, ku theksohet edhe nevoja për sfidat, në mënyrë që të ecim më përpara drejt BE", u shpreh Nishani.

Sipas tij, integrimi europian është mekanizimi më i mirë për të gjithë vendet dhe kombet në Ballkan, për të rritur pajtueshmërinë dhe besueshmërinë mes tyre.

Ai theksoi se e ka informuar Schulzin për procesin e reformave dhe vëmendjen e tij për reformën e gjyqësorit dhe nevojën për të ruajtur garantimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e çështjes së pronës.

Kriza e refugjatëve ka qenë gjithashtu në qendër të diskutimeve mes presidentit Nishani dhe kreut të PE, Schulz.

Nishani tha se Shqipëria do të jetë pjesë e zgjidhjes së krizës sipas një plani të koordinuar europian, përmes një zgjidhje proporcionale.

"I dhamë një rëndësi të veçantë nevojës për bashkëpunim për të tejk...

Share This Video


Download

  
Report form