Bushati-Kurz: Shqipëria plan veprimi me Austrinë për negociatat në BE- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria po bashkëpunon me Austrinë për të të çelur sa më parë negociatat me Bashkimin Europian.Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë një vizite në Austri zhvilloi një takim me Ministrin austriak Sebastian Kurz të cilin e njohu me progresin e bërë deri më tani nga Shqipëria.
Hapja e negociatave me BE-në, por edhe progresi i bërë nga Shqipëria në këtë drejtim, kanë qenë disa nga pikat kyçe të diskutimit midis Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij austriak Sebastian Kurz.
Ministri Bushati njohu homologun austriak me progresin e bërë nga Qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bushati-kurz-shqiperia-plan-veprimi-me-austrine-per-negociatat-ne-be/

Share This Video


Download

  
Report form