Report TV - Gjiknuri: Paketë masash për lehtësimin e kompanive minerare

Report TV 2016-04-27

Views 0

Rënia e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare ka vënë në vështirësi prodhuesit shqiptarë.Për këtë shkak qeveria po përgatit një paketë masash lehtësuese për këtë industri, që nis nga ndryshimi i çmimeve referencë, të cilat ishin të vitit 2012, deri te lehtësitë teknike për kompanitë.

?Ministria e Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave po diskutojnë një sërë masash të reja që kanë për synim mbështetjen e industrisë minerare. Masa të cilat kanë të bëjnë me çështjen e garancive të investimit, garancive mjedisore si dhe kthimin e çmimit të referencës për eksport me çmime tregu dhe jo me disa çmime fikse të cilat qëlluan të jenë arkaike dhe që po rëndonin industrinë e kromit sidomos?.

Në konferencën e anëtarëve të Shoqatës Botërore të Kromit, ministri Gjiknuri theksoi se objektiv i Qeverisë është tërheqja e investitorëve të fuqishëm dhe seriozë.

?Objektivi i qeverisë shqiptare është tërheqja e investitorëve të fuqishëm dhe seriozë në sektorin minerar, duke theksuar faktin se kemi akoma burime të konsiderueshme ku ka mundësi për kërkim, zbulim dhe shfrytëzim. Ajo çka unë si Ministër i Industrisë ju garantoj është një mjedis miqësor ndaj sipërmarrjes dhe garanci për investimet tuaja dhe besoj ata që investojnë në Shqipëri nuk do të largohen, por do të ndihen shumë mirë dhe jam i sigurtë që do të ftojnë edhe të tjerë për të ardhur dhe për tu bërë pjesë e zhvillimit të këtij vendi?-tha Gjinuri.

Ai foli për potencialet që ofron territori shqiptar dhe i ftoi kompanitë të bëjnë investime të reja për kërkime dhe shfrytëzim.

?Falë investimeve të kryera në dy vitet e fundit?, beri te ditur Gjiknuri, ?është bërë e mundur që të rritet me 35% sasia e ferrokromit të prodhuar. Është vënë në punë impianti i seleksionimit të kromit në Klos, Uzina e Ferrokromit në Burrel ashtu sikurse ajo në Elbasan ndërsa 86% e sasisë së ferrokromit të përpunuar është dërguar për eksport.Shqipëria është padyshim një vend potencial për investime. Përveç kromit, potenciala të larta vlerësohen edhe ne rezervat gjeologjike në hekur-nikel dhe nikel-silikate që arrijnë në rreth 364 milion ton.? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form