Report TV - Bashkia Tiranë nis prishjen e ndërtimeve te Liqeni Artificial

Report TV 2016-04-27

Views 8

Nis prishja e ndërtimeve tek Liqeni Artificial.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Vendor ka nisur prishjen e disa lokaleve të cilat kanë ndërtuar mbi ujwrat e Liqenit Artificial, pa leje.

Një aksion i tillë është paralajmëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë.

Pritet që të prishen të gjitha ndërtimet, duke përfshirë lokalet dhe hotelet të cilat kanë betonizuar parkun e Liqenit Artificial.

Do të prishen lokalet të cilat ndodhen pranë digës së Liqenit, ato që janë në qendër të parkut por edhe ndërtesat tek zona pranë Fakultetit Histori-Filologjisë.

Por një pjesë e bizneseve të cilat ndodhet në këtë park, thonë se kanë leje për lokalet, ndërsa Bashkia e Tiranës ka parashikuar prishjen e të gjitha ndërtesave.

Këto ndërtime kanë lulëzuar prej vitesh dhe askush nuk është kujtuar ti rrëzojë.

Pritet që ky aksion i Bashkisë të shoqërohet edhe me kundërshtime nga pronarët e bizneseve, për këtë arsye edhe Polica e Shtetit do të jetë e pranishme.

Share This Video


Download

  
Report form