Pas 25 vitesh nga rënia e Komunizmit telat dhe hekurat që rrethojnë ish-hotel Dajtin, Kishën Katolike dhe godinën e Partisë Demokratike do të hiqen për të krijuar më shumë hapsira të gjelbërta. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë hapjes së Bunk?artit. Do degardizojmë zonën u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës
"Ne do të propozojmë një heqje të të gjithë gardheve nga hotel Dajti, fusha mbas hotel Dajtit, tek Kisha Katolike, tek një bankë, tek Shqupi, xhamia është pa gardhe sepse e gjithë ideja është që një qytet ky të gjithë rrethohen me gardhe nuk e di në sfond patë disa nga minindërhyrjet tek hapësirat mes ministrive, hapësira komplet nga këto legjendat urbane që thonë mos kalo aty sepse është ministria dhe kjo s do të thotë asnjë gjë. Duam të vazhdojmë këtë fazë të dergatizimit të Tiranës."-tha Veliaj
Heqja e këtyre rrethimeve pritet të shoqërohet me debate, sidomos për pjesën ku ndodhet sot godina e Partisë Demokratike. Ish-SHQUPI është rrethuar me hekura dhe ka vetëm një hyrje, ndërsa projekti i bashkisë parashikon hapjen totale të saj.