Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në konferencën rajonale të grave deputete, kryeparlamentari Ilir Meta bëri thirrje që ato të reagojnë sa herë që shkelet etika në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta vlerësoi rolin e gruas në proceset vendimarrëse, duke siguruar mbeshtetjen e tij në të gjitha nismat.
Meta: Ngjarja më pozitive gjatë kësaj legjislature mund ta konsiderojmë edhe historike është krijimi i Aleancës së Grave Deputete. Kjo nuk është përjetuar pa shqetësim për burrat. Suksesi më i rëndësishëm më i dukshëm që do të mbetet është ndryshimi në kodin elektoral, ku u vendos që në listën për këshilltarë një në dy anëtare të jetë patjetër grua. Kjo ka bërë të mundur që në Këshillin e Bashkisë Tiranë, kemi një shumicë gjonore në favor të grave.
Angazhimi i përbashkët i zonjave deputete kanë ndihmuar për të sjellë në plan të parë çështje sociale të cilat shpesh eklipsohen për arsye të retorikës konfiktuale, cështje shterpë do ti quaja unë.
Në drejtim të etikës solidariteti i tyre shpesh herë ka qenë mjaft pozitiv dhe unë i inkurajoj se sa herë të shekelet etika në Kuvend të reagojnë sepse mbrojnë standaritin që duhet të zbatojë parlamenti në raport me opinionin publik
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-thirrje-grave-deputete-te-reagojne-sa-here-shkelet-etika-ne-kuvend/