Report TV - Hetimi pasuror i zyrtarëve, ILDKP: Duam akses në servera

Report TV 2016-04-27

Views 0

Teksa zyrtarët sapo kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2015, organi kompetent për verifikimin e tyre, ILDKP ngre një shqetësim lidhur me mundësinë e tij për të bërë detyrën.

Në një raport drejtuar Kuvendit që Shqiptarja.com disponon, kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, i kërkon Metës marrjen e masave për dhënien e mundësive ligjore që ky institucion të ketë mundësi direkte të hyjë në serverët e disa institucioneve, për të bërë një hetim të drejtpërdrejt.

?Megjithëse, ILDKPKI ka marrë masa për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi, hartimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit apo përditësimin e atyre ekzistuese, vlen të theksohet se ky bashkëpunim është ende i bazuar në shkresa zyrtare, ku aksesi i drejtpërdrejtë në bazat e të dhënave të disa institucioneve nuk është mundësuar ende.

Share This Video


Download

  
Report form