Koka: 44 gjoba për gjueti të paligjshme me vlerë 3.2 milionë lekë- Ora News- Lajmi i fundit-

Ora News Lajme 2016-04-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht protestave të Federatës së gjuetarëve, Ministria e Mjedisit deklaron se shtyrja me pesë vite për moratoriumin e gjuetisë është mjaft pozitive, nisur nga të dhënat e funksionit të moratoriumit gjatë dy viteve të tij.Në një intervistë për Ora News, Ministri Lefter Koka foli edhe për moratoriumin e pyjeve, duke theksuar se që nga hurja në fuqi e tij janë konstatuar disa raste shkelje të cilat janë çuar për ndjekje penale.
Në një intervistë për Ora News, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, theksoi se moratoriumi 2 vjeçar i gjuetisë përmirësoi ndjeshëm situatën e faunës së egër në vendin tonë e cila ishte emergjente.
Por Ministri Koka thekson se ka ende shumë punë për të bërë, ndaj dhe shtyrja e moratoriumit me 5 vite është mëse e domosdoshme.
Për këtë arsye ai i bën apel Shoqatës së gjuetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar, të ulen në bisedime pasi në këtë mënyrë do të kuptojnë rëndësinë e tij.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/koka-44-gjoba-per-gjueti-te-paligjshme-me-vlere-3-2-milione-leke/

Share This Video


Download

  
Report form