Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa ka kërkuar mbështetjen e Austrisë për reformat integruese të Shqipërisë, ka garantuar se prioritet mbetet realizimi i reformës në drejtësi. Në takimin me homologun austriak, Manjani ka deklaruar se modernizimi i shërbimeve në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i projekteve antikorrupsion mbeten prioritet i punës së tij. Manjani u prit edhe nga anëtarë të Komisionit të Ligjeve në Parlamentin austriak, ku shprehu rezerva për ndryshimet frekuente të legjislacionit në Shqipëri.
Nga Austria, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka garantuar se Shqiëria mbetet e vendosur për të realizuar reformën në drejtësi.
Gjatë takimit me Ministrin e Drejtësisë së Austrisë, Wolgang Brandstetter, Manjani vuri në dukje se modernizimi i shërbimeve në sistemin e drejtësisë pritet më shumë interes nga qytetarët dhe mbetet ndër objektivat kryesore të punës së tij.
Manjani: ?Jam i vendosur në zbatimin e menjëhershëm të projekteve antikorrupsion?.
Dy homologët diskutuan çështjen e nevojës së sigurisë juridike për përthithjen e investimeve dhe rritjen e klimës së biznesit.
Në këtë kuadër, Brandstetter theksoi me rëndësi luftën kundër korrupsionit për krijimin e stabilitetit në klimën e biznesit pasi korrupsioni prish konkurencën.
Në nisje të takimeve zyrtare, Manjani është pritur nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve në Parlamentin austriak, takim i cili është drejtuar nga kryetarja e këtij Komisioni, Michaela Steinacker.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-ne-austri-reforma-ne-drejtesi-dhe-projektet-antikorrupsion-prioriteti-im/