Kërcënimi i Konit, PD: Rama kërkoi takim dhe zgjidhje informale; UT:Takimi zyrtar- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike dhe Rektorati i Universitetit të Tiranës kanë dhënë versione të ndryshime për kërcënimin e akademikëve Koni dhe Kule. Nga Partia Demokratike, Oerd Bylkybashi, tha se kryeministri Rama ishte në dijeni të kërcënimit, por vendosi të bënte takime informale për të mbuluar krimin. Kjo deklaratë është hedhur poshtë nga Universiteti i Tiranës. Rektori Mynyr Koni konfirmon se takimet me Ministrin Tahiri, Ministren Nikolla dhe me drejtues të tjerë të policisë janë bërë në mënyrë zyrtare.
Partia Demokratike dhe Universiteti i Tiranës janë ndeshur me deklarata të kundërta lidhur me versionin e kërcënimit të akademikëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule në raport me komunikimet zyrtare.
PD: Kule denoncoi kërcënimin, Tahiri i premtoi zgjidhje përmes krimit
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm ishin në dijeni të kërcënimit të zotit. Kule dhe kërkuan zgjidhje në mënyrë infomale.
Oerd Bylykbashi: Dhori Kule ka denoncuar në prokurori faktin se pasi ka bërë me dije kryeministrin për këtë kërcënim, ndërkohë që ishte kërcënuar dhe kandidati për rektor, kryeministri e ka dërguar tek ministri i brendshëm, i cili në mënyrë krejt recidiviste, ashtu siç ka ndodhur edhe ca kohë më parë, kur thirri në zyrë, Durim Bamin dhe përpiqej ta zgjidhte çështjen në mënyrë krejt informale dhe të paligjshme, të dënueshme penalisht, përsëri,rektorit në detyrë, i premton se do ta zgjidhë ai çështjen dhe të gjitha provat tregojnë se zgjidhja do të ishte ajo që kjo qeveri di të bëjë më mirë.
Menaxhimin e krimit, dhe nëpërmjet menaxhimit të krimit të zgjidhë problemet siç di ajo. Pra kjo qeveri përsëri jep provën se nëpërmjet kësaj formule të dërgon krimiminelët, të dërgon Shullazin, të krijon problemin dhe pastaj premton se mund ta zgjidhë. Eshtë prova e fundit që tashmë është e depozituar në prokurori, sesi kjo qeveri është e lidhur kokë e këmbë me krimin edhe nëpërmjet krimit vetëm nëpërmjet krimit, nëpërmjet Shullazit mund të zgjidhë dhe të menaxhojë jetën publike shqiptare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kercenimi...

Share This Video


Download

  
Report form