Integrimi i Shqipërisë, BE: Në shtator të prezantohen hapat e reformës në drejtësi- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-25

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkimi Europian tashmë i ka vendosur Shqipërisë afate për zbatimin e reformës në drejtësi. Shefi i Sektorit Politik dhe Ekonomik të BE-së në Shqipëri gjatë një aktiviteti me të rinjtë për integrimin e Shqipërisë ka kërkuar që në fillim të sesionit parlamentar Shqipëria të prezantojë hapat e parë të zbatimit të reformës në drejtësi.Zv/Ministrja e Integrimit, Eralda Çani Methasani, u shpreh se drejtësia vijon të mbetet kryeprioriteti për hapjen e negociatave.
Shqipëria duhet të nisëzbatimin e reformës në drejtësi në fillim të sesionit të ri parlamentar.
Kjo ka qenë kërkesa e drejtpërdrejtë e shefit të Sektorit Politik dhe Ekonomik të BE-së për vendin tone, Jan Rudolph.
Kjo kërkesë është bërë në një aktivitet që synon të angazhojë të rinjtë shqiptarë në proçesin e integrimit të vendit në BE.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/be-ne-shtator-te-prezantohen-hapat-e-reformes-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form