Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deri ditën e martë i gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat nisën mbrëmjen e së shtunës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave për shkak të dendësisë së lartë të reshjeve të shiut do të shtohet rreziku nga vërshimet e përrenjve apo lumenjve të vegjël, kryesisht në zonat malore dhe kodrinore ose probleme në qendrat e banuara në varësi të infrastrukturës së kanalizimeve.
Parashikimet e ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave tregojne se piku i prurjeve do të jetë mbrëmjen e së dielës, ku reshjet e shiut do të jenë të dendura.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/reshjet-do-vijojne-rrezik-per-probleme-e-permbytje-ne-disa-rrethe/