Gazetari i përgjigjet zyrtarit britanik: Në Shqipëri jetojnë me 5 $ në ditë- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-25

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Nëse ju doni të ndiqni shembullin e Shqipërisë, atëherë ju jeni një idiot?. Kështu hapet artikulli i gazetarit, Ian Birrel të tabloidit të mirënjohur ?Daily Mail?. Fraza e tij i referohet deklaratës së bërë më herët nga Sekretari i Shtetit Britanik për Drejtësinë, Michael Gove, i cili tha se Britania duhet të dalë nga BE-ja dhe të ndjekë shembullin e Shqipërisë sa i përket marrëveshjeve ekonomike që vendi ynë ka firmosur me Bashkimin Europian. Birrel shkruan se krahasimi i bërë më herët nga zyrtari britanik është i pavënd pasi Shqipëria është një vend i varfër, ndërkohë që Britania bën pjesë në grupin e shteteve më të pasura të botës.
Nisur nga një koment i bërë nga Sekretari i Shtetit Britanik për Drejtësinë, Michael Gove, i cili tha se Britania duhet të dalë nga BE-ja dhe të ndjekë shembullin e Shqipërisë dhe të dalë nga Bashkimi Europian, gazetari i tabloidit të mirënjohur ?Daily Mail?, Ian Birrell, ka udhëtuar drejt vendit tonë për të mësuar më shumë rreth ekonomisë.
Artikulli i publikuar prej tij niset me një ofendim më shumë se sa një kritikë kundrejt zyrtarit të Britanisë së Madhe.
Ian shpjegon se Shqipëria është një vend i varfër i Ballkanit, i cili ende po mundohet që t?i shpëtojë trashëgimisë së ashpër të komunizmit dhe si po përpiqet që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gazetari-i-pergjigjet-zyrtarit-britanik-ne-shqiperi-jetojne-me-5-ne-dite/

Share This Video


Download

  
Report form