Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në rrugën Korçë- Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur e vdekur në vend një 23-vjeçare me iniciale Fabiola Qëndraj dhe është plagosur pasagjeri 29-vjeçar.
Siç bën të ditur edhe policia, nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe 29-vjeçari E.M.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Leshnicë kur automjeti me targa AA 282 MG si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara ka dalë nga rruga.
I plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës, për të marrë ndihmën mjekësore të specializuar, pasi është në gjendje të rëndë për jetën.