Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe jetike për shqiptarët.
Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, i cili i bëri njëf tesë PS dhe PD që të gjejnë gjuhën e përbashkët në të mirë të interesit të shqiptarëve.
?"Reforma në drejtësi është jetike, për LSI do të ishte kryer kohë më parë. I ftojmë të dyja palët qoftë PS e PD që të gjejnë gjuhën që bashkon interesin shqiptar tek realizimi sa më parë i reformës në drejtësi. Nuk është çështje interesash grupi apo partish, por jetike për interesin e shqiptarëve?, tha Rama.
Sipas tij, LSI është e gatshme ta miratojë reformën që nesër.
"Ne jemi të gatshëm, sot nesër dhe në çdo kohë. LSI nuk ka krijuar asnjëherë kosto për asnjë reformë," deklaroi Luan Rama.