Një aksident rrugor me dy të vdekur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një prej mjeteve që përplasi për vdekje një 62-vjeçar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktimat e aksidentit ku u përfshinë 5 automjete janë, 25 vjeçari E.T., banues në Durrës dhe 62 vjeçari Sh.B., banues në Tiranë.
Rreth orës 22:30, 29-vjeçari Adriatik Bajraktari, banues në Kamëz (Tiranë), duke drejtuar mjetin Benz me targa AA 301 AG, ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga prapa kamionin tip ?Man? me targë (pjesa e parme) TR9530P dhe rimorkio TR0881J, që drejtohet nga dhe 62-vjeçari.
Nga përplasja, është plagosur ky i fundit si dhe 25-vjeçari E.T, banues në Durrës, pasagjer në mjetin tip Benz.
Drejtuesi i kamionit ka zbritur nga automjeti dhe është afruar djet automjetit tip ?Benz?, por është goditur nga një tjetër automjet tip Fuoristradë, që më pas është larguar.