Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, Presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe të qëndrojë brenda BE-së, me të zbritur në tokën britanike në atë që është edhe udhëtimi i tij i fundit si president i Amerikës. Vizita, siç ishte programuar, nisi me një drekë mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe Mbretëreshës Elizabeth të Anglisë.