Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Presidentit dhe të 4 shoqatave të ish-pronarëve për pezullim të përkohshëm të ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronave deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga kjo gjykatë. Trupi gjykues shqyrtoi ankesat e 8 subjekteve në një seancë maratonë.
Gjyqtari Vladimir Kristo kërkoi sqarime nga avokatura e shtetit për fshirjen nga ligji të konceptit të kthimit të pronës.
Por për avokaten e shtetit Alma Hiçka ky ligj është zgjidhja më e mirë e mundshme për problemin 25 vjeçar të pronave në Shqipëri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-pronave-kushtetuesja-shqyrton-sot-kerkesen-e-presidentit/