Report TV - Dokumenti dhe kushtet/ Ja çfarë ndryshon për Aeroportin e Rinasit

Report TV 2016-04-22

Views 0

Ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë amendimi i marrëveshjes koncesionare midis kompanisë që menaxhon aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit dhe qeverisë shqiptare. Synimi me këto ndryshime është t?i jepet fund bllokimit që përmbahet në marrëveshjen e lidhur 12 vjet më parë nga qeveria ?Nano?, ku kompanisë i jepej e drejta e ekskluzivitetit mbi fluturimet ajrore në vendin tonë. Me pak fjalë, asnjë aeroport tjetër nuk mund të ishte funksional në gjithë territorin pa lejen e Tirana Airport Partners. Kjo klauzolë ka qendruar vazhdimisht në fuqi. Por, duke parë edhe ndikimin negativ që një e tillë ka patur mbi çmimet e biletave që paguajnë shqiptarët për të përdorur transportin ajror, qeveria është angazhuar për të gjetur një zgjidhje tjetër, me mirëkuptim.

Share This Video


Download

  
Report form