Report TV - KQZ: Vetëm 13% e zyrtarëve kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit

Report TV 2016-04-22

Views 1

Vetëm 13% e zyrtarëve kanë dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.

Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë, pasi afati përfundimtar i dorëzimit është data 4 maj, një numër i konsiderueshëm subjektesh nuk e kanë dorëzuar këtë formular ashtu siç e parashikon dhe ligji.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i ka bërë thirrje zyrtarëve që të plotësojnë dhe dorëzojnë këtë formular, pasi ai është i aksesueshëm edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kanë mbetur në dispozicion të tyre edhe pak ditë.

Ky formular plotësohet në zbatim të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 ?Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015?.

Personat që kanë detyrimin të plotësojnë këtë formular vetëdeklarimi janë: Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti, Kryetarët e bashkive, Këshilltarët bashkiakë.

Sipas KQZ-së aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 255 ose 13,9 % % e tyre.

KQZ saktëson se, formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore;

Pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, ai duhet të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Share This Video


Download

  
Report form