Sali Berisha s'e ka përmbajtur veten gjatë prononcimit për mediat, pas deklaratës së tij në Kuvend se shqiptarët duhet të armatosen për tu përballur me qeverinë.
Kur po sqaronte se deklarata e tij nuk ishte thirrje për armatosje, por që qytetarët të pajisen me armë sipas ligjit, gazetarët insistuan dhe një prej përfaqësueseve të mediave iu drejtua se thirrja e tij është paralajmërim për luftë civil.
Berisha i tha gazetares se po bën avokaten e Shullazit dhe se për këto pyetje është porositur nga falangat e krimit.
Gazetarja: Z.Berisha, thirrja juaj mund të shërbejë për të hapur një luftë civile në vend.
Berisha: Kush tha?
Gazetarja: Unë isha aty dhe e dëgjova...
Berisha: Asgjë që rregullohet me ligj...
Gazetarja: Unë isha aty që në fillim dhe e dëgjova fjalën. Ju në këtë moment po i riktheheni çështjes së ligjit, po në krye të fjalës nuk përmendët ligjin
Berisha: Si i ndërtoj unë fjalitë puna ime, a je avokate e Saimir Shullazit, apo e një përdhunuesi, e atij tjetrit. Nëse je gazetare s?mund të më diktosh mua fjalinë.
Berisha: Tani po i lejon vetes diçka jo profesionale.
Gazetarja: Ju s'e përmendët ligjin.
Berisha: Sesi i ndërtoj unë fjalitë është puna ime. Je avokate e Shullazit, e një përdhunuesi.
Gazetarja: Po duket si rishikim i qëndrimit tuaj zoti Berisha?
Berisha: Ty të kanë porositur falangat e krimit në këtë mënyrë.
Gazetarja: Jam gazetare e pavarur, nuk më dikton kush.
Berisha: Mos u bëni zëdhënës të Shullazëve...