Report TV - Boçi: Shullazi personazh i krijuar nga kryeministri Rama

Report TV 2016-04-22

Views 0

Luçiano Boçi, shefi i departamentit për arsimin në Partinë Demokratike tha se zgjedhjet e u tronditen nga politika e veshur me krim, duke bërë një analogji të Republikës së Letrave me atë të Rrugës.

"Këto zgjidhje nuk ishin aspak të lehta. U shkelën, u dhunuan, u tronditën nga politika e veshur me krim dhe nga krimi që kërkoi të vishte tunikën e akademikut. Republika e dijes në analogji me atë të letrave u kërcënua nga Republika e Rrugës dhe i'u kërkua t'i imponoheshin me zor," tha Boçi.

Më tej ai u shpreh se ishte kryeministri Edi Rama ai që e çoi Shullazin tek Koni duke shtuar se ai e krijoi atë si personazh.

"Shumë kolegë në këtë sallë, do thonin që ishte Rama vetë ai që e çoi Konin vetë tek Shullazi, më lejoni të bëj një paralelizëm të thjeshtë. Kur Tolstoin e pyetën me indinjatë duke akuzuar pse Ana Kareninën e çoi në rrotat e trenit, ai tha ajo shkoi vetë. Unë thjesht e krijova dhe e mbështeta. Ndjesë se s'mund të krahasohet Rama me Tolstoin. Rama i krijon personazhet e tij për të grabitur vlera njerëzore. Nëse do e pyesja Ramën për personazhin e tij real, do thoshte ka ikur vetë. Gjithsesi prej nesh e di mirë se ky është i krijuar nga ky kryeministër, ai e mbështeti e frymëzoi dhe bëri atë që të kapërcej portën e rëndë të universitetit," deklaroi Boçi.

Share This Video


Download

  
Report form