http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emiljano Shullazi do të qëndrojë në paraburgimin 302 ?Mine Peza? në Tiranë, deri në përfundim të hetimeve për akuzat e ngritura ndaj tij. Në seancën e caktimit të masës së sigurisë pa praninë e mediave mësohet se 38 vjecari nuk pranoi akuzat. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg dhe për dy bashkëpunëtorët Gilmando Dani e Blerim Shullazi. Për Danin, Prokuroria ngriti dhe akuza të kanosjes ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule. Në përfundim të seancës, avokati mbrojtës i Shullazit tha se vendimi ishte i pritshëm për shkak të presionit politik dhe mediatik. Për avokatin akuzat ndaj klientëve të tij janë të rënda, por nuk mbështeten në asnjë provë ligjore. Për transportin e tre të akuzuarve si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal u angazhua thuajse e gjithë Drejtoria e Policisë. 38-vjeçari Emiljano Shullazi u transportua për te Krimet e Rënda i ndarë nga dy bashkëpunëtorët e tij. Ai akuzohet për kërcënim të biznesmenit Arjan Zaka për një garazh në rrugën Sali Butka. Ndaj tij, Blerim Shullazit e Gilmando Danit janë ngritur akuzat e ?kanosjes për dhënie pasurie?,?Shkatërrim i pronës me eksploziv?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve? si dhe ?Grup i strukturuar kriminal?. Sipas Prokurorisë, ky grup i ka vene gjoba tre biznesmenëve ne Tirane e Durrës, si dhe ka përfituar padrejtësisht pronësinë e ish-hotel ?Vollgës? ne Durrës.