Banorët e bllokut të pallateve ?Shushica? në Njësinë Administrative nr. 5 nga sot i gëzohen një lagjeje krejt ndryshe, me rrugë, trotuare, ndriçim e lulishte të reja. 7 muaj nga nisja e punimeve për rehabilitimin e zonës, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të të gjithë hapësirës prej 5.6 hektarësh që kufizohet nga rrugët ?Sulejman Delvina?, ?Medar Shtylla?, ?Skënder Luarasi?, ?Grigor Heba? dhe ?Gjik Kuqali?. Në përurimin e punimeve mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Pandeli Majko, si dhe shumë banorë të zonës, të cilët u shprehën të kënaqur që pas shumë vitesh harresë, në këtë lagje bëhet një investim i tillë.
Kryebashkiaku Veliaj shprehu kënaqësinë që rikthehej në një zonë tashmë totalisht të ndryshuar, me rrugë e trotuare dhe çdo element tjetër urban, të kuruar në çdo detaj, dhe me cilësi të lartë punimesh. ?Më kujtohet fare mirë se si kjo zonë ishte një kalim me pengesa gjatë ditëve të fushatës, vetëm pak muaj më parë, ndërsa sot është një nga lagjet me rritjen më të madhe të vlerës së pronës në këto 7 muaj. Sondazhet e agjencive imobiliare flasin për rritje të vlerës së pronës me 30% vetëm nga ky investim, me parkimet, gjelbërimin, sinjalistikën dhe infrastrukturën që krijuar në këtë lagje. Më vjen mirë sepse këtu kemi vendosur një standard të cilin do ta ruajmë në të gjitha investimet e bashkisë në Tiranë?, Veliaj.