Report TV - Gruaja e pajetë në tualet, e mbyti me duar bashkëshorti, arrestohet

Report TV 2016-04-19

Views 4

SHKODËR- Gruaja që u gjet e vdekur një natë më parë në tualetin e mobilierisë në qytetin e Shkodrës, është mbytur me duar nga bashkëshorti i saj 47 vjeçari Sadetin Sula. 45 vjeçarja Suela Sula nga fshati Melgushe i Shkodrës u mbyt e u la në tualetin e mobilierisë në pronësi të çiftit. Policia ka arrestuar Sadetinin pas konfirmimit se ai i mori jetën në një mënyrë brutale gruas së tij.

Edhe pse fillimisht u raportua si vetëvrasje ngjarja mori të tjera rrethana kur ekspertë të mjekësisë ligjore ekzaminuan trupin e pajetë të gruas. Ende nuk dihen qartësisht rshkaqet e ngjarjes sipas burimeve ka qënë xhelozia e bashkëshortit që i mori jetën Suelës 45-vjeçare.

Ky është një ndër të shumtat raste të ditëve të fundit kur krimi godet brenda familjes për shkaqe të tilla

Njoftimi i policisë
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, u bë ndalimi i shtetasit: Sadetin Sula, 47 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi: Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S, (bashkëshortja e tij), e cila u gjet e pajetë ne tualetin e Mobileri "Europa", dyshohet se viktima është vrarë ( mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form