Shtyhet vendimi për Xhelal Mziun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-18

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritej qe këtë të hënë Gjykata e Apelit te jepte vendimin për kreun e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu dhe dy varësit e tij, Atli Hoti dhe Bujar Loshi nje gje e tille nuk ka ndodhur. Mbrojtësi i të pandehurit Loshi, suprizoi trupin gjykues, duke sjellë prova të reja. Sipas avokatit Roland Islamaj, prokuroria ka qenë selektive në ngritjen e akuzave ndaj tre të pandehurve, pasi në asnjë rast nuk ka vepër penale, por shtrembërim të fakteve. Në këto kushte, trupi gjykues do të shprehet për vendim ndaj Xhelal Mziu më datë 22 prill duke i lëne kështu kohen e nevojshme prokurorit Edmond Hyka, për t?u njohur me provat e reja te mbrojtjes. Mziu ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, i shoqëruar edhe nga dy të pandehurit e tjerë, Hoti Loshi, të dënuar me nga 6 muaj burg. Në seancë kryebashkiaku i Kamzes, theksoi se kompania për të cilën u akuzua nuk plotësonte kushtet dhe nëse do lidhte kontratë me te, atëherë do të ishte akuzuar per konsumimin e veprës penale. Xhelal Mziu pohoi para trupit gjykues se kishte respektuar ligjin dhe nuk kishte bere asnjë shkelje. Gjykata e shkallës së parë më 10 prill 2015 e dënoi kreun e Bashkisë me 2 vjet burg, per shpërdorimit detyre dhe ?Shkeljes së barazisë në tendera? por Mziu e apeloi ketë vendim. Ai u kallëzua nga kompanitë ?Gjoka Konstruksion? dhe ?Albavia?.

Share This Video


Download

  
Report form