Meta: Integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastukturore- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-17

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbajti një fjalim për proceset integruese në sesionin e dytë të Konferencës së XIV të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane
Në fjalën e tij Meta tha se Integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastrukturore në vend.
Ilir Meta: Por, integrimi duhet të ecë paralelisht me projektet ekonomike dhe infrastrukturore në vend. Dhe besoj se të gjitha sfidat e identifikuara nga EUSAIR, nëse trajtohen së bashku me BE-në, do të ndihmojnë ndërlidhjen dhe zhvillimin e rajonit tonë, dhe ky do të ishte një lajm i mirë për vetë BE-në, pavarësisht lodhjes apo dhe vetë-lodhjes së saj. EUSAIR është një mundësi e re për vendet tona dhe gjithë rajonin për të rritur bashkëpunimin, duke bashkërenduar përpjekjet, idetë, projektet dhe qëllimet tona integruese. Vëmendja që i kushton Komisioni Europian dhe disa vende anëtare të BE-së është një shtyllë e sigurt në funksion të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vendet tona. EUSAIR është një mundësi e mirë për rajonin tonë, pasi mbështet vendet tona në zbatimin e politikave të BE-së dhe forcon aktivitetin tonë të përbashkët me vendet anëtare të BE-së?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-integrimi-duhet-te-ece-paralelisht-me-projektet-ekonomike-dhe-infrastukturore/

Share This Video


Download

  
Report form