Kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici do të gjykohet nga ana e prokurorisë së Pogradecit, për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?.
Po ashtu, në gjykim është përfshirë edhe një tjetër zyrtar i këtij institucioni Fatmir Meta, pasi ndaj tyre është bërë një kallëzim penal nga një banor në Udënisht për prishje në mënyrë të paligjshme të lokalit të tij që ka një sipërfaqe 450m2.
Sipas kallëzimit të bërë nga qytetari, ata ia kanë prishur objektin në kundërshtim me ligjin duke i shkaktuar një dëm prej 60 milion lekë.
Pas kësaj kanë nisur hetimet dhe nga organi i akuzës ëhstë vendosur që dy zyrtarët e lartë të IKMT-së duke qenë se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës? ndaj tyre të nisë gjykimi.