Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot dëgjesën e radhës për projektin e transformimit të sheshit ?Skënderbej?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sëbashku me koordinatorët e projektit zhvilluan një takim të posaçëm me arkitektët dhe urbanistët më të mirë në vend, me të cilët u diskutua për detajet dhe risitë që sjell ky projekt, si dhe për mundësitë e përmirësimit të tij me ide të reja.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të vyer çdo propozim, qoftë nga qytetarët, por në mënyrë të veçantë nga ekspertët e fushës, arkitektë e urbanistë.
Ai veçoi tre elementë tepër të rëndësishëm që kanë të bëjnë me projektin: krijimi i mundësive për të siguruar një lëvizshmëri më të mirë të njerëzve dhe mjeteve, koha e realizimit dhe debatimi me publikun i detajeve të projektit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-degjese-me-arkitekte-dhe-urbaniste-kujdesemi-qe-projekti-te-jete-i-dobishem/