Report TV - “Kleçka” që mund të shpëtojë Sulin dhe Leskajn për në Kushtetuese

Report TV 2016-04-15

Views 0

Kuvendi i Shqipërisë votoi dje për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese dy deputetët e Partisë Socialiste, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, por çuditërisht, ai nuk votoi për rrëzimin e dy vendimeve të mëparshme të tij, ku kishte vendosur pikërisht të kundërtën. Bëhet fjalë për një vendim të vitit 2015 dhe një të këtij viti. Me vendim numër 101, të datës 26.11.2015, Kuvendi ka vendosur me shumicë votash ?Mosmiratimin e kërkesës së një grupi prej 22 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me objekt ?Konstatimi i mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj?.

Po ashtu, me vendim numër 22, datë 17/3/2016, Kuvendi ka vendosur me shumicë votash ?Mosmiratimin e kërkesës së një grupi prej 20 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me objekt ?Konstatimi i mbarimit të mandatit të deputetit Rakip Suli dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS