Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Moment i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë. Të tillë e ka cilësuar vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Edi Rama.
Rama: Është një kulmim që nuk ndodh çdo ditë pasi vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi me Presidentin Obama dhe zëvendës/Presidentin Baiden përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm duke e vënë theksin në ato pika që janë me rëndësi të përbashkët strategjike. E marr si një moment të një rendësie të veçantë për vendin tonë pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bradhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon, rolin e Shqipërisë në rajon, ashtu sikundër edhe si një partner i ngushtë i SHBA-së besnikërisht prej 25 vitesh.
Duke folur për VOA-n pak para takimit me zyrtarët më të lartë të SHBA-së, Rama tha se çështje e sigurisë do të jenë në fokusin kryesor të bisedimeve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-takimi-me-obamen-moment-i-rendesishem-dash-e-kishte-me-drejtesine/