Report TV - Tregjet publike, AKU gjobit 11 bashki me 300-500 mijë lekë

Report TV 2016-04-13

Views 0

11 Bashki janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për mosrespektimin e kushteve të tregjeve dhe mosmenaxhim të hapsirave publike.

Ndëshkimit nga AKU nuk i ka shpëtuar as Bashkia e Tiranës, e cila është gjobitur me 300.000 lekë për tregjet te Pazari i Ri dhe Hamdi Pepa në Kombinat.
Bashkia Kamëz, është gjobitur me 300.000 lekë për tregun Agroushqimor.

Në një deklaratë për shtyp, AKU ka bërë me dije se Drejtoritë Rajonale të saj në 12 qarqet e vendit, për ditë me radhë kanë inspektuar në terren tregjet e hapura të menaxhuara nga bashkitë, apo që iu janë dhënë me qira subjekteve të ndryshme po nga pushteti lokal.

Sipas deklaratës, njësitë e qeverisjes vendore, në këtë rast bashkitë, nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës së tregjeve në territoret që ato administrojnë, si dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapsirave publike, duke lejuar tregëtimin e shumë personave që nuk janë të pajisur me QKR dhe që nuk mund të inspektohen nga AKU.

Share This Video


Download

  
Report form