Rama takon kreun e USAID - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-13

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama, është takuar në Uashington me Administratoren e Përgjithshme të USAID, Gayle Smith. Sipas njoftimit të zyrës së Shtypit pranë Kryeministrisë, Zonja Smith ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria, duke u përqendruar tek për projektin e futjes se kurrikulave edukuese mbi besimet fetare në programet e shkollave, duke e vlerësuar si një nismë inteligjente dhe shprehur mbështetjen e USAID për jetësimin e saj. Ajo tha se nëse brezi i ri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, do të jetë i edukuar mbi besimet fetare, do të jetë shumë më e vështirë për të rënë pre e manipulimeve ekstremiste, çka sot për sot është një problem madhor kudo, përfshirë edhe Europës. Administratorja e USAID nuk ka ngurruar të vlerësoje kreun e qeverisë shqiptare si një lider me vizion, që kërkon të ndërtojë për vendin e vet themelet e zhvillimit ekonomik dhe modernizimit.Kryeministri Rama njohu zonjën Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe kërkoi nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjen e mbështetjes nga ana e USAID për Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të ndërtohet në Tiranë. Rama kërkoi gjithashtu vazhdimin e modernizimit të shërbimeve publike në Shqipëri, si një mënyrë efikase për të luftuar korrupsionin.

Share This Video


Download

  
Report form