Report TV - Konferenca e Kryetarëve s'pranon hetimin e CEZ,Spaho:Truk i shumicës

Report TV 2016-04-12

Views 0

Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor, me qëllim hetimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ.

Kërkesa e demokratëve u depozitua një javë më parë, duke pretenduar se nga marrëveshja i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm financiar prej 500 milionë euro.

Por në mbledhjen e sotme, Konferenca e Kryetarëve nuk ka marrë një vendim për kërkesën e opozitës, kjo pasi mazhoranca ka kërkuar që objekt i komisionit hetimor të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së privatizimit.

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD, Edmond Spaho akuzoi mazhorancën se përdor truke për të penguar punën e opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form