Kreditë e këqija u rritën për të dytin muaj më radhë, gjatë shkurtit, duke përmbysur ecurinë pozitive që nisi vitin e kaluar. Të dhënat e fundit zyrtare nga shoqata e bankave tregojnë se, në fund të shkurtit, kreditë me probleme arritën në 18.9 për qind të totalit, nga 18.4 për qind që ishin në janar dhe 18.2 për qind në dhjetorin e 2015-s.