Report TV - Helikopteri i rrëzuar, nxirren nga liqeni pjesët e mbetura

Report TV 2016-04-10

Views 3

Pjesët e mbetura të helikopterit që u rrëzua të mërkurën e javës së shkuar në liqenin e Shkodrës, janë nxjerrë sot nga Polumbarët e RENEA-s dhe Foracave të Armatosura.

Një ditë më parë u nxor nga liqeni edhe kamera regjistruese e helikopterit të ushtrisë EC 145.

Kjo pajisje, si dhe kutia e zezë do t'i nënshtrohen të hënën ekspertizës, në Prokurorinë e Shkodrës, në prani të specialistëve të "Eurocopter", nga ku pritet të hidhet dritë rreth shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit të ushtrisë.

Helikopteri u rrëzua 5 ditë më parë në Grizhë të Malësisë së Madhe, kur humbën jetën edhe dy pilotët Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, si u plagos Gerald Baramuça.

Share This Video


Download

  
Report form