http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre dite nga rrëzimi i helikopterit ne liqenin e Shkodrës, polumbaret e RENEA-s dhe forcat e ushtrisë kane mundur te nxjerrin kutinë e zeze. Ekspertet pritet te zbardhin shkaqet e rrëzimit te mjetit qe u mori jetën dy piloteve Floran Delija dhe Donald Hoxha, si dhe la te plagosur ndihmësin e tyre Gerald Baramuca. Kutia është nxjerr rreth orës 14 e 30 minuta te se shtunës nga thellësia e ujërave dhe është dërguar me pas ne Prokurorinë e Shkodrës, per te vene ne dispozicion te hetuesve qe kane marre ne duar çështjen. Procesi ndiqet edhe nga ekspertet e kompanisë franceze Eurokopter, te cilët ndodhen ne qytetin verior prej ditës se premte. Ndërkohe, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli urdhëroi hetim administrativ për ngjarjen e rëndë të rrëzimit të helikopterit të forcave të armatosura. Të gjitha informacionet që do të dalin do t?i vihen në dispozicion Prokurorisë thuhet në njoftimin e Ministrisë. Menjëherë pas ngjarjes me urdhër të Shefit të Shtabit gjeneral major Jeronim Bazo është ngritur një grup pune, i cili është vënë ne dispozicion te organit te akuzës me qëllim koordinimin e të gjithë veprimeve, si dhe dorëzimin e dokumentacionit, si dhe provave materiale që do ndihmojnë në hetimin e shkaqeve qe sollën rrëzimin e mjetit fluturues. Nga ana tjetër, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave te armatosura kanë mbërritur edhe ushtarakë amerikanë qe mund te japin ekspertizë të specializuar për këtë lloj helikopteri.