Report TV - Referendumi, Rama voton në Qesarakë: Procesi transparent

Report TV 2016-04-09

Views 0

Partia Socialiste, subjekti më i madh politik në vend, pritet t?i japë sot fund një debati disa javor për legjitimitetin e mandatit të kryetarit, Edi Rama. Pas shumë polemikash dhe akuzash, 81.572 anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë sot për konfirmimin ose jo të mandatit të Edi Ramës. Që referendumi të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë më shumë se 50 për qind të anëtarëve.

Pyetja qe do te duhet t'i pergjigjen socialistet eshte: "Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është i zgjedhur kryeministër a konsiderohet i rinovuar mandati i kryetarit?"
Kryeministri Rama u shpreh pas votimit në Qesarakë, se ky është një moment historik pasi i jep mundësinë familjes së madhe të PS që të marrë pjesë në vendimmarrje.
Sipas Ramës, tashmë PS është ripërtërirë dhe objektivi i saj është arritje e 150 mijë anëtarëve në 25 vjetorin e saj.

"Kam besim se sot anëtarësia do të shfrytëzojë këtë instrument demokratik për t?u shprehur mbi një çështje të brendshme të PS. Partia Socialiste është një forcë transformuese jo vetëm në qeverisje por edhe në demokracinë aktive të brendshme. Ky është një moment i rëndësishëm sepse është hera e parë në këtë histori të pluralizmit që një parti i drejtohet referendumit dhe u jep mundësi të gjithë pjesëtarëve të familjes së saj për të qenë pjesë e një vendimmarrje me rëndësi.

Kjo është e para por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim referendumin për të zgjeruar aksesin në vendimmarrje të çdo anëtari të partisë sonë, në një proces që është me rëndësi të veçantë pasi PS po zgjerohet dita ditës-ditës, po rritet me anëtarë të rinj. Kemi një trup të ripërtërirë dhe me thuajse fare fiktivitet pasi kemi bërë një betejë këmbëngulëse kundër anëtarësisë fiktive dhe po punojmë që në 25 vjetorin e PS, të numërojmë 150 mijë anëtarë brenda dhe jashtë." tha Rama.

Kryeminstri Rama ka votuar ashtu sikurse pritej në zonën e Qesarakës.Në një prononcim të shkurtër për mediat Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votim të njëjtën thirrje që bëri edhe disa orë para nisjes së procesit të votimit.Rama tha se procesi eshte transparent dhe jo i manipuluar sikurse pretendohet

"Të gjithë ata që kanë teser të votojnë, të marrin familjarët e tyre, të mbyllim gojën e kundërshtarëve. Objektivi i PS deri në ditëlindjen e kësaj force politike është të arrij në 150 mijë anëtarë. Procesi është tërësisht transparent"-tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form