Report TV - Referendumi,Hafizi socialistëve: Mos u bëni pjesë e kësaj farse

Report TV 2016-04-09

Views 2

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka ftuar socialistët që të mos marrin pjesë në referendum, në mënyrë që të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Sakaq, ajo ka shtuar se duhet të denoncohen të gjitha shkeljet që do të konstatohen.

?Si deputete e PS iu bëj thirrje që të mos bëhen pjesë e kësaj farse. Mos lejoni t?iu përdorin, mos kini frikë. Vigjiloni dhe denonconi çdo tentativë për manipulim. Do jem në Shkodër e do vëzhgoj shkeljet që do bëhen, s?ka komisione zgjedhore, vende votimi, vëzhguesit, do denoncoj çdo shkelje? ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se, referendumi që do të mbahet nesër për mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste nuk ka të bëjë fare me demokracinë brenda PS-së, por është një legalizim i mandatit 7-vjeçar të kryetarit të PS-së. Sipas saj ai është një produkt i shkeljeve të kodit zgjedhor të PS-së, shkelje që janë denoncuar.

?Referendumi s?ka të bëjë me asnjë prej shqetësimeve të socialistëve me qeverinë, për pagat e ulëta, papunësinë, administratën, as demokracinë në PS, as meritë me karrierë. Është përpjekje për të legalizuar mandatin 7-vjeçar të kryetarit të PS në kundërshtim me normat e PS-së. Është produkt i shkeljeve të kodit zgjedhor të PS që ne i kemi denoncuar. Është zhvilluar pa asnjë fushatë e shpjegim për anëtarët e PS? ka thënë Hafizi.

Share This Video


Download

  
Report form